Në fjalimin e tij nga foltorja e kuvendit, kryeministri Sali Berisha nuk la pa përmendur sulmet e fundit ndaj Prestige Resort dhe Neës24. Berisha tha se në 4 ditë kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa ngiti shqetësimin mbi sigurinë në vend.
Rama ka vënë gjoba publike nga një restorant dhe drejtësia shqiptare nuk ka lëvizur asgjë më të vogël. Ju mendoni se do të shpëtoni në këtë mënyrë, Edi Ramën me grupin e tij më të ngushtë. Garancitë që ka dhënë janë të pakundërshtueshme. Së fundi nuk është këtu ai ministri i familjes, në 4 dite, katër të vrarë. Nën moton; kokën njëri-tjetrin. Në moton; Licencë për vrasje, nën moton; policia nuk ekziston, kjo është sigurua. Këto janë kushte të kalkulueshme të largimit të shqiptarëve. Ai sulmon mediat me tritol, me dinamit, si në Kore. Ai është krimministër, në kulmin e këtyre vrasjeve prisni kur të deklarojë se; rendi sot është më i mirë se kurrë në histori. Keni humbur përgjegjësinë minimale. Nëse s’ju bëni mbledhje kërkojini mbledhje. Ju zoti Gogu, i thoni qytetarëve tiranas se po furnizojmë me 17 orë ujë, në një kohë kur s’marrim ujë.”, tha Berisha.
Ndërkohë deputeti Gogu ia ktheu duke shtuar se: “E kuptoj z. Berisha që e vërteta të shqetëson dhe e di shumë mirë që ajo ju çliron. Do ishte mirë që ta shikonit se pemët që kanë mbjellë qytetarët e Tiranës nuk mundet që t’i asgjësosh ti me atë gënjeshtrën kronike tënde. Unë nuk i bëj fresk asnjë njeriu, unë i shërbej qytetarëve dhe përpiqem ta bëj me devotshmëri. Ajo që të takon ty në këto momente dhe mos u merr fare me socialistët, me mbledhjet tona, po të troket ora e humbjes së radhës, për ty dhe ato të shkoqurat që të kanë mbetur vërdallë.”