Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka rikujtuar ish-kryebashkiakut socialist të Beratit Fadil Nasufit se kur ishte kryeministër kishin inauguruar sëbashku ujësjellësin që do t’i sillte qytetit 24 orë ujë.Në fjalën e tij në kuvend, Berisha u shpreh duke thënë se:
“Gënjeshtra të ha dhe të shkatërron memorien, kjo është sindromë. I rikujtoj pak z. Nasufi, se në datën 6 gusht të vitit 2011, kam inaguruar me ministrin gjerman, Niebel dhe ish-kryetarin e bashkisë së Beratit që quhej Fadil Nasufi, por në atë kohë nuk ia kishte ngrënë akoma memorien gënjeshtra, ujësjellësin e Beratit, i cili do t’i sillte ujë 24 orë Beratit.
Më detyroi të rikujtoj një investim dhe zonjë, do t’ua shpërndash të gjithë deputetëve, ta shohin të gjiithë banorët e Beratit, të Tiranës dhe të Shqipërisë, dhe kjo fakton atë që ju e përdorni platformën e Parlamentit vetëm për të mashtruar, për të gënjyer qytetarët shqiptarë.
Ja, pra edhe ky ka qenë në krah timin, i buzëqeshur me gërshërë në dorë tek pret shiritin. Fadil, ku je? Ja, shihe. Pastor, ku jeni? Pandeli, ja ku e keni. Të gjithë socialistët. Kaq kisha unë. Kjo është përgjigja ime.”