“Pushtet më të poshtër se ky nuk kam parë. Skllevër na ka bërë Edi Rama”.
Kështu shprehet e indinjuar dhe me lot në sy një banore e Bërxullës, e cila ashtu si banorët e tjerë proteston prej 6 muajsh për pronën e saj, por pa marrë përgjigje nga shteti. Ajo tha se nuk do ta lëshojë tokën nëse nuk merr zgjidhjen që kërkon.
“Qeveri më të poshtër nuk kam parë. Duhet një roman për të shkruar për Edi Ramën. Jo vetëm për ne fshatarët, por për gjithë Shqipërinë. Ky duhet të jetë kryeministri më i keq jo i Shqipërisë, por i botës, më hajdut bashkë me qeveritarët e tij. Hajdut me gjithë ministren Balluku. Prandaj e çon atë Dallëndyshen. Pasha Zotin, e vdekur nuk kam për ta lëshuar tokën time, deri sa të marrim atë që kërkojmë. Nuk e lëshoj rrugën time”, deklaroi banorja.
Një e re deklaroi se kanë shkuar dje te Hipoteka, por nuk kanë marrë asnjë përgjysmë dhe sipas projektit fshati ndahet në gjysmë duke humbur lidhjen.
“Po protestojmë çdo ditë. Dje ishim përpara Hipotekës për të kërkuar legalizimin e banesave dhe certifikatat e pronave të tona. Atje është han, nuk u shërbejnë qytetarëve. Qëndrojnë në zyra sa për të bërë sehir. Shërbim për popullin nuk ka. Në rast se nuk ke mbi 5 mijë euro nuk zgjidh punë. Ku t’i gjej unë 5 mijë euro. Është e pabesueshme, ne protestojmë prej 6 muajsh, nuk kemi asnjë përgjigje nga shteti. Fshati ndahet përgjysmë sipas projektit dhe gjysma e fshatit nuk komunikon me gjysmën tjetër, as shkollën, as qendrën shëndetësore. Nuk lidhen dot, është një masakër. Nuk i hamë shantazhet e tyre”, tha një banore tjetër.
“Asnjë thirrje nuk do t’i bëjmë më qeverisë, sepse është më e korruptuara në botë. Edi Rama t’i thërrasë mirë kokës, është kryespecialisti për ta gllabëruar sa më shumë shqiptarët dhe Shqipërinë”, tha një i moshuar.
“Problemi vjen tek Hipoteka. Ajo të jep letrat të hash bukë, s’të jep letrat, të ngordh për bukë. Ka tre vite Hipoteka është e djegur, është djeg gjithë sistemi. Të na japin paret dhe ta bëjnë rrugën, por me standardet që i takojnë zonës. E kanë bërë rrugën për faqe të zezë.
Gjithë bota ka bërë autostrada, këta një rrugë, se paret nuk i kanë të vetat, janë të Evropës… Ore ka nevojë shteti? Hajde t’ia falim! Del kryeministri pa pikë turpi thotë do japë shtesa… po për mua që i kam dhënë 40 vjet punë? Jam i operuar, sa të mbaroj intervistën do iki për kimio. A mendon njeri për ne?!
Është tallje e madhe, fyerje, e nxjerr popullin në rrugë për të kërkuar të drejtat e veta.
Këto policë janë heronj, por kanë detyrën dhe ta zbatojnë detyrën, por aty ku na takon e drejta jonë, mos të na ngacmojnë. Ndërkombëtarët u kemi bërë thirrje, për shqiptarët nuk janë”, tha një banor.