Spanjolli në Divjakë preu damarët në duar dhe qafë! Zbulohet arsyeja

0
144

Prokuroria e Lushnjës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e shtetasit spanjoll Francisco Javier Carraso Cervilla, më 21 mars në Divjakë, ngjarje e raportuar si vetëvrasje.

Policia raportoi se ishte dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush dhe për pasojë kishte humbur jetën.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi raportoi se 47-vjeçari jetonte në një banesë të dhënë me qira bashkë me një shok, i cili e kishte thirrur disa herë pasi u vonua në dush dhe më pas raportoi ngjarjen.

Spanjolli ka prerë fillimisht damarët në dorë e më pas në qafë. Arsyeja pse ndodhej në Lushnjë është sepse ai punonte në serat e Karavastasë dhe merrej me sistemin e impianteve të ujit bashkë me shokun e dhomës.

“Bëhet fjalë për një bashkëpunim. Kompania spanjolle sillte specialistët e saj nga Spanja për të punuar në këtë zonë,” – raportoi Demushi.

Shoku i 47-vjeçarit ka deklaruar në polici se viktima kishte probleme me bashkëshorten dhe kjo ka qenë biseda e fundit që ka bërë me të ndjerin, por nuk ka dyshuar kurrë se do të vetëvritej pasi s’ka shfaqur në asnjë moment shenja depresioni.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun në Tiranë dhe priten familjarët për ta marrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here