Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një videomesazh ku thekson se 14 maji do të jetë dita që do të kthejë Bashkinë e Tiranës në shërbim të qytetarëve.
Meta shprehet se plani i kandidatit të opozitës Belind Këlliçi është një nga arsyet pse ai duhet votuar, pasi jep zgjidhje për një sërë problemesh që ka kryeqyteti sot.
Teksa krahasoi listën e Këshillit Bashkiak të propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ai tha se ajo është si nata me ditën me atë të palës tjetër që është e mbushur me drejtorë që duhet të shkojnë në SPAK.
Meta shprehet i bindur se këshilltarët e Partisë së Lirisë dhe opozitës do të jenë zëri tyre në parlamentin e qytetit për ta sjellë Bashkinë e Tiranës më afër qytetarëve.
“Ndryshimi i Tiranës me Belind Këlliçin dhe këshilltarët e koalicionit të vkerave më të mira qytetare”, thuhet në komentin bashkëngjitur video-mesazhit të kreut të PL-së, Ilir Meta.