Sipas Sali Berieshes, ashtu si qevera qendrore edhe qeveria vendore vjedh në mënyrën më të paimagjinueshme.
“Në rast se këtu siç del nga dokumentet, janë shtuar ata që paguajnë duke mos qenë fare në punë, kjo ka ndodhur kudo në mbarë Shqipërinë.
Do të ju jap një shembull, bashkia e Tiranës, 61% të taksave i kthen në rroga. Nuk ka në botë, u garantoj unë ju, nuk ka në botë qeverisje vendore që mund të bëjë një gjë të tillë.
Sa i ka Shkodra, 31%. Po sigurisht, çfarë ndodh? Vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin.
Kontrolli i lartë i Shtetit ka gjetur se në vitin 2022, 9 muaj e parë, qeveria, qeveritarët kanë vjedhur 122 miliardë lekë. 122 miliardë lekë janë shuma me të cilën rrogat e shqiptarëve mund të rriteshin, 130 %. Zef Hila foli këtu për mjedise që nuk ekzistojnë, për ura që janë transferuar. Po a e dini ju, në qarkun e Tiranës dhe Elbasanit janë 420 mln euro kontrata për 3 djegësa dhe asnjë djegës nuk ekziston. Asnjë djegës nuk ekziston dhe prokuroria bën sikur heton, në fakt mbyll hetime.
Sot dëgjoja prokurorin, sepse për djegësin e Tiranës në të cilin Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë vjedhur 53 milionë euro gjer tani, vetëm me tarifën e plehrave. Nuk e dimë thotë se i kujt është sipërmarrja. Por çfarë shteti është ky, po dihet se i kujt është. Po atë pronarin e vërtetë nuk e prek me dorë o zoti prokuror, por ajo jetime nuk është. Dokumentet i ka Erion Velaij, i ka Edi Rama, i ka dhe Sali Berisha dhe po të duash ditën e hënë do ti nis në prokurori. Por edhe po ti nis unë ti nuk i hap dot ato, sepse sipërmarrja është e Edi Ramës, Erion Veliajt sepse ata vjedhin dhe vetëm vjedhin aty.
Por kjo është vetëm njëra anë.
Portin e Durrësit me vlerë 5 miliardë euro, me tokë, me truall, me detë me të gjitha. Ka gjetur një arab dhe tani edhe ky do të bëhet miliarder si arabi. Shkëput portin, transferon portin. Çfarë ndodh me të gjitha këto. Pasuritë, fondet në vend që të shndërrohen në mirësi për ju, në mirëqënie për ju, në shërbime për ju, shndërrohen në ndëshkim për ju, në mallkim për ju.
Ndaj dhe Shqipëria, braktiset e vetëm braktiset.
Dje lexoja, 82 % e shqiptarëve, duan të largohen nga Shqipëria. Po pse duan të largohen, sepse nuk shohin shpresë, se ju vjen çdo javë, çdo muaj dhe çdo vit më e rëndë. A nuk është kjo një thirrje për të gjithë ne të betohemi që të bëjmë gjithçka në 14 maj për të ndryshuar Shqipërinë, për të votuar Zef Hilën për të votuar ndryshimin.”