Ngjarja tronditëse/ Vritet me thikë 56 vjeçarja shqiptare në Itali, arrestohet burri i saj

0
167

Një grua 56 vjeçare shqiptare dyshohet se është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali.

Mediat italiane raportojnë se Zenepe Uruci ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruci. 62-vjeçari dyshohet se e ka goditur atë disa herë me thikë në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo.

I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon.

“Babi po më lëndon”, mësohet t’i ketë thënë e ndjera të birit. Pas mesazhit zanor të nënës, djali ka tentuar të kontaktojë me motrën e tij, duke kërkuar më pas ndërhyrjen e policisë.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së djeshme. Gruaja punonte në një dyqan peshku në qytet. Ndërkohë, Xhaferi pas arrestimit u dërgua në komisariatin e Ternit, para se të transferohej në burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here