Organizata ndërkombëtare të mediave: Kallëzimet e Veliajt, rrezik për jetën

0
324

Organizata ndërkombëtare të medieve kanë reaguar ashpër në lidhje me deklarimet publike të Erion Veliajt që publikoi emrat e dy personave që, sipas tij, fshihen pas faqeve popullore ‘Lolita’ dhe ‘Jeta Osh Qef’ në mediat sociale.

ECPMF deklaroi se ishte e tronditur nga ngjarja. ‘Veliaj duhet të kërkojë ndjesë menjëherë dhe të sigurohet se indentetet e individëve privatë të mbrohen siç duhet,’ deklaroi ajo.

Por organizatat besojnë se pretendimet e kryebashkiakut për gjoba duken të pabazuara dhe se shënjestrimi i administratorëve të këtyre dy faqeve prej tij është e pajustifikuar dhe mënyra se si Veliaj i ka shënjuar ata, shoqëruar me publikimet në mediat proqeveritare dhe kërcënimet me jetë ndaj tyre në seksionin e komenteve të këtyre mediave, përbëjnë shqetësim për dhunim të lirisë së shprehjes.

Image

Deklaratën më të ashpër e bëri Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë.

‘Jam shumë i zemëruar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në publikimin e identitetit të administratorëve të faqeve satirike në Facebook në Shqipëri, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, megjithëse jo rreptësisht gazetareske, ndihmojnë për të mbajtur përgjegjës ata në pushtet përmes humorit (pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo)’, deklaroi Gutiérrez.

‘Veliaj publikoi emrat dhe informacion shumë privat familjar të këtyre njerëzve, duke pretenduar se ai i ka ‘identifikuar’ ata; rrjedhimisht ai i ka vënë ata drejtpërsëdrejti në rrezik fizik. Unë i rikujtoj z. Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në mjediset e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentatorëve publikë,’ shtoi ai.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here