Berisha në Bulqizë: Me primaret kemi vendosur një nga standardet më të përparuara që ekziston sot në botë për forcat demokratike

0
130

Nga Bulqiza, Berisha deklaroi se me primaret jane vendosur një nga standardet më të përparuara që ekziston sot në botë për forcat demokratike.

“Të dashur qytetare e qytetarë, banorë të Bulqizës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj. Një mirënjohje të pakufishme për këtë pritje të zjarrtë dhe fantastike.
Kjo energji, ky entuziazëm është mesazhi më i shkëlqyer, më i ngrohtë që ju i dërgoni banorëve të Bulqizës dhe mbarë Shqipërisë, në një kohë kur ata kanë më shumë se çdo gjë tjetër, për optimizëm, për besim, për energji e cila do të na çojë në fitoren e 14 majit.

Sot kam nder të madh të paraqes këtu para jush si kandidat për qytetar të parë, njeriun që ju në 32 vite keni mbështetur më shumë për këtë kandidaturë. Dëfrim Fiku është propozim i juaji, është i votuari i juaj, i besuari juaj, është zgjedhja juaj. Dëfrimi, Ismaili, Skënderi, Bedriu dhe të gjithë kandidatët e këtyre zgjedhjeve janë dhëndurë të lirisë, janë nuse të lirisë. Ata nuk kanë dalë nga zyra e kryetari, as nga zyra e kryesisë, por kanë dalë nga vullneti juaj dhe u them ju, se kemi shënuar një hap përpara në hapësirën e lirisë, kemi vendosur një nga standardet më të përparuara që ekziston sot në botë për forcat demokratike.
Unë ju garantoj se ky standard do të përsoset, gjithnjë e më shumë dhe se do të jeni ju ata që do të përcaktoni qeveritarët tuaj vendorë, deputetët tuaj, drejtuesit e partisë dhe të gjithë përfaqësuesit tuaj.
Nga ana tjetër unë kam kënaqësinë që paraqes këtu para jush Dëfrim Fikun, një nga intelektualët, një nga qytetarët më shembullorë të Bulqizës, me bindjen më të madhe se Dëfrimi me mençurinë, ndershmërinë, dashurinë dhe përkushtimin për ju dhe Bulqizën, do të bëjë të gjitha përpjekjet që të shndërrojë në shërbime, në ndryshime, në zhvillim, çdo qindarkë të taksave tuaja. Do të marrë me seriozitetin më të madh çdo propozim tuajin, çdo sugjerim, do të bëjë gjithçka për të shtuar burimet e të ardhurave, për të shtuar financimet për Bulqizën.
Me 14 maj ne votojmë ndryshimin. Dëfrim Fiku është kandidati i ndryshimit, ndaj dhe ky ndryshim është i një rëndësie jetike për Bulqizën, për Shqipërinë, kombin shqiptar.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here