Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka ndarë në rrjetet sociale disa caste nga takimi me banorët e njësisë nr.9 në Tiranë. Në postimin e tij ai thekson se vetëm duke ndalur korrupsionin në Bashki, shtohen 60 mln euro në vit në buxhet. Në këtë mënyrë mund të realizohet transport publik falas, ulje të barrës për biznesin e vogël, dhe zbutje të kostos së jetesës. “Unë do ta bëj”- premton Këlliçi !
Postimi i plotë:
Duke ndalur korrupsionin në Bashki, shtohen 60 mln euro në vit në buxhet. Eshtë e mundur, reale, që të ofrojmë transport publik falas, ulje të barrës për biznesin e vogël, dhe zbutje të kostos së jetesës. Dhe unë do ta bëj.
Këtë duan banorët e Njësisë 9 në Tiranë, që mezi presin ndryshimin. Ndryshimi është në duart tona ???????????
#BashkëFitojmë #TiranaNëDuartETua #BelindKëlliçi