“Qytetarët të lodhur nga vjedhjet e kryebashkiakut në largim“, PL: Mbështetja e tyre për planin e Këlliçit na motivon drejt fitores !

0
130

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ndarë me ndjekësit pamje nga takimi i ekipit të PL se bashku me atë të PD, ku kanë takuar qytetarë të ndryshëm nëpër Tiranë dhe u kanë prezantuar planin e planin e shkëlqyer të kandidatit Belind Këlliçi.Ndër të tjera Braimllari shprehet duke thënë se qytetarët të lodhur nga mashtrimet dhe vjedhjet e Kryebashkiakut në largim Veliaj, mbështetja e tyre për planin e Belindit i motivon drejt fitores së padiskutuar më 14 Maj.

“Sot në Rrugën “Fortuzi”, ndër më të vjetrat dhe simbol të Tiranës, ku së bashku me ekipet e mrekullueshme të Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike në Njësinë Nr.9 u takuam me dhjetëra qytetarë, për t’i dëgjuar me përulësi dhe për t’u prezantuar planin e shkëlqyer të Kryebashkiakut të ardhshëm, Belind Këlliçi.

Të lodhur nga mashtrimet, vjedhjet, arroganca dhe braktisja nga Kryebashkiaku në largim Veliaj, mbështetja e qartë e qytetarëve për planin e Belindit na motivon dhe na jep energji të reja drejt fitores së padiskutuar dhe të jashtëzakonshme më 14 Maj.

Edhe 42 ditë na ndajnë për ta rikthyer Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës në shërbim dinjitoz për qytetarët, me taksa të ulta dhe investime të qëndrueshme e moderne në infrastrukturë, për t’i dhënë shkëlqimin e merituar Rrugës “Fortuzi” dhe të gjithë Tiranës.

Bashkë për Ndryshim! Votë për Ndëshkim!

Bashkë?Fitojmë! ✌️??

#PartiaeLirise #BashkeFitojme #BelindKellici #14Maj #Fitore #NdryshimMeCdoCmim

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here