Tentoi të fuste mbi 17 mijë euro të padeklaruara, ndalohet 31-vjeçari në Rinas

0
119

Një 31-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka tentuar të fusë 17 550 euro në vendin tonë pa i deklaruar.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin e krimeve kufitare, si dhe për të garantuar lëvizjen e sigurt të shtetasve, përgjatë fundjavës.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shtetasit E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here