Agron Shehaj: Transporti urban falas, prioritet i Belindit nëse fiton Tiranën!

0
163

Deputeti i PD, Agron Shehaj foli në “Çim Peka Live” për fushatën dhe premtimet e kandidatit të koalicionit opozitar, “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Shehaj u shpreh transporti urban falas do të jetë një nga prioritetet e Belind Këlliçit nëse fiton zgjedhjet e 14 majit.

Ai theksoi se Erion Veliaj nuk guxon të bëjë premtime pasi gjatë 8 viteve bëri të kundërtën e atyre që premtoi kur u zgjodh për herë të parë.

“Qytetarët, më shumë se ku ka dështuar Veliaj, duan të dinë se çfarë do të bëjë Belindi. Në këto 1 muaj e gjysmë fushatë kemi dëgjuar angazhime, premtime dhe vizionin e Belindit, por nuk kemi dëgjuar të Veliajt. Belindi po flet për problemet e njerëzve, për trafikun, për trafikun publik, për mungesën e ujit, mungesën e hapësirave të gjelbra, koston e jetesës. Ka filluar, akoma jemi në fillim, një nga këto është urbani falas. Nga ana tjetër kemi Veliajn që ndjek Belindin dhe thotë kjo nuk bëhet, ajo s’bëhet, është e parealizueshme, por pa sjellë fakte. Ndërkohë që Belindi tregon sa kushton. Transporti urban është një nga prioritetet e Belindit nëse fiton zgjedhjet. Një kandidat për kryetar bashkie vendos se cilat ka si prioritet. Bashkia ka një buxhet të caktuar, 250 mln euro, dhe çdo kryebashkiak vendos se si do ta përdorë këtë buxhet. Ka shpenzime të pashmangshme siç janë pagat, apo investime që duhen bërë. Pastaj ka një pjesë tjetër ku vendos secili kryebashkiak se si do t’i harxhojë. Dikush thotë do prishim një Teatër për të ndërtuar një tjetër me PPP. Dikush tjetër thotë se duhet bërë transporti publik falas, apo duhet investuar në furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët. Belindi po tregon se çfarë vizioni ka. Dhe një nga elementët kryesorë është premtimi për ubranin falas. Veliaj nuk ka asnjë premtim. Mesa duket është djegur nga premtimi që ka bërë se s’do jepte leje ndërtimi dhe se nuk do të ndërtohej asnjë m2. Sigurisht, ka për t’u mbajtur mend si një nga kryebashkiakët që ka dhënë më shumë leje nga gjithë të tjerët, kështu që atë rrugë po e shmang. Dhe thjeshtë që i ka mbetur ajo të sulmojë Belindin në premtimet që po bën“, tha Shehaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here