Banorët e Astirit në Tiranë thuase janë mësuar tashmë me këto gropa të kthyera në pellgje me ujë.
Amortizimi i rrugëve të lëna prej vitesh pa investime vështirëson lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
Problematikë për zonën nuk është vetëm gjendja e rrugëve, por edhe mungesa e ambjenteve ku të luajnë fëmijët.
“Nuk kemi ku të luajmë këtu se është ujë dynjaja. Luajmë në hyrje të pallatit.”
Kjo situatë vijon prej vitesh ndonëse zona ndodhet kilometra larg qendrës.
“Që kur kam ardhur këtu, 25 vjet.”
Banorët akuzojnë bashkinë e Tiranë për mungesë të vëmendjes.
“Nuk kalon dot, e shihni vetë si është rruga gropa-gropa”.
Thonë se kanë marrë premtime vetëm në kohë fushate, por më pas janë lënë në harresë.
“Premtojnë sa herë ka fushata. Mirë është të vijnë sa më parë.”
“Kanë premtuar por nuk kanë bërë gjë.”
Me afrimin e fushatës për zgjedhjet e 14 majit qytetarët shpresojnë se dikush do të kujtohet për zgjidhjen e problematikave të tyre./oranews