‘Der Standard’: Presidenti i ri i Malit të Zi Milatoviç përkrah ‘Ballkanin e Hapur’, nismën e Sorosit që sfidon Projektin e Berlinit

0
150

Në një analizë të gjatë, gazeta autoritare austriake, Der Standard, shkruan se presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç është pro projektit të Ballkanit të Hapur.

“Milatoviç është padyshim pro projektit të Ballkanit të Hapur, të cilin presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e nisi me mikun e tij, kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe me mbështetjen e djalit të George Soros, Alexander Soros.

Si pjesë e Ballkanit të Hapur, do të thjeshtohen formalitetet doganore në kufi dhe do të njihen diplomat e ndërsjella. Por nëse kaloni kufirin- për shembull mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut- mund të përjetoni se duhet të prisni në radhën e makinave mbi të cilat varet tabela ‘Open Balkan’.

Ballkani i Hapur shihet gjithashtu si një projekt rival i Procesit gjerman të Berlinit, i cili ka të bëjë me futjen e standardeve të BE-së në kufij.

Ekspertët kritikojnë se ‘standardet’ e Ballkanit të Hapur përmbysin standardet e BE-së dhe se projekti i Vuçiçit dhe Ramës është më shumë një një projekt për PR pa shumë përmbajtje, ndërsa përmirësimet në fakt po kalojnë përmes nismave të BE-së dhe po bëhen të mundura me fondet e BE-së.

Deri më tani, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë pjesë e projektit. Kryeministri malazez në largim, Dritan Abazoviç u bind së fundmi nga Vuçiç dhe Rama të merrte pjesë. Milatoviç e komentoi këtë çështje në prag të zgjedhjeve.

“Nuk është normale qe ne jemi i vetmi rajon në Europë ku nëse dëshiron të hipësh në tren në Podgoricë dhe të hysh në Beograd, fillimisht të ndalon policia dhe treni ndalon në kufirin e Malit të Zi, humbet gjysmë ore ose 40 minuta dhe pastaj e njëjta gjë bëhet në kufirin serb, ne ishim pjesë e Evropës pa kufij para 50 vitesh e tani jemi e vetmja pjesë e Evropës me kufij,” tha Milatoviç, mesa duket pa e ditur se edhe ka edhe kontrolle kufitare mes vendeve të BE-së, për shembull mes atyre që nuk janë pjesë e sistemit Shengen. Në Evropë ka edhe dhjetëra kufij të tjerë që kontrollohen shumë”, thuhet në shkrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here