Çfare krimi, shqiptarët e varfër do paguajnë 110 milion euro për korrupsionin e Edi Ramës!

0
148

Nga Petrit Vasili

 

Shqiptaret denohen ti paguajne bisnesmenit italian Becchettit 110 milion euro, pas vendimit perfundimtar te pak diteve me pare te Arbitrazhit, lidhur me mbylljen dhe sekuestrimin e Agon Chanel nga Edi Rama dhe qeveria.

 

Dhjete pyetje publike te shqiptareve, ku pergjigja e te cilave do te jepet patjeter:

 

? Kush do ta paguajë këtë shumë marramendëse prej 110 milione euro, pra kush do ta paguajë, ne shqiptaret?

 

? Cila është përgjegjësia personale e Edi Ramës si kryeministër për çështjen ku veprimet e tij individuale kane qene shkak per humbjen e 110 milion euro?

 

? Perse Edi Rama ka genjyer ne vazhdimesi duke thene se nuk do te paguajme asnje lek?

 

?Cilat janë veprimet antiligjore të qeverisë të cilat çuan në këtë vendim shumë të rëndë?

 

?Cila është përgjegjësia e ekzekutivit ne menyre individuale, që ka çuar ne kete situate te demit shume te rende ekonomik?

 

? Cilat janë përgjegjësite e SPAK në këtë proces për mos veprimet dhe heshtjen e tij?

 

? Çfarë procesesh arbitrazhi të tjera janë duke zhvilluar kundër qeverisë dhe sa shkon vlera e tyre? Pra çfarë tërmeti tjetër i pret publikun shqiptar dhe financat shqiptare?

 

? Pse nuk u mor asnjë masë mbas alarmit të Ministrit të Drejtësise me Shkresen Nr. 2357/1 të datës 10 prill të vitit 2017 mbi rrezikun e humbjes së 2 miliard euro ne arbitrazh?

 

? Interesat e kujt janë favorizuar nga nderhyrjet brutale te qeverise si dhe nga prishja e njëpasnëshme e kontratave ku shteti rrezikon të humbase qindra milion euro tjera?

 

? Pse SPAK ende nuk ka filluar çështjen penale ndaj Edi Ramës për shpërdorimin e detyrës me veprimet dhe mos veprimet e tij, që kanë sjell pasoja shume te renda ndaj financave publike?

 

P.S. Shkresa derguar ne vitin 2017 nga Ministri i Drejtesise lidhur me Arbitrazhet ku rrezikoheshin 2 miliard euro.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid021WwdZQZ7w6VCx3FmQEUkDQ8AiyLTvbjorTGip7VkRd8VLrqSbmE3Href3GFeFToZl&id=100044228000110&mibextid=Nif5oz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here