Rrëfimi prekës i Buzhalës: Gjyshërit e mi i kanë djegur të gjallë në shtëpi forcat serbe

0
158

Gazetari Berat Buzhala ka rrëfyer në emisionin “Opinion” historinë drithëruese të vdekjes së gjyshërve të tij. Teksa thotë se gjyshërit e tij i kanë djegur të gjallë në shtëpi forcat serbe, Buzhala nuk mban dot lotët.

Buzhala rrëfen mes dhimbjes se gjyshërit e tij nuk kanë pranuar të lënë shtëpinë e tyre dhe të ikin.

Berat Buzhala: Të mërkurën e kaluar janë bërë 24 vjet që gjyshin dhe gjyshen time, 85 dhe 84-vjeçar i kanë djegur të gjallë në shtëpi forcat serbe, e kanë djegur shtëpinë. Ne të tjerët kemi ikur për pak.

Blendi Fevziu: Ata nuk kanë dashur të ikin, apo nuk iknin dot?

Berat Buzhala: Ata deshën që të qëndronin në shtëpinë e tyre. Kur jemi kthyer në shtëpi kemi gjetur vetëm eshtrat, copa të eshtrave kemi gjetur aty dhe dihet organizimi i Policisë dhe ushtrisë serbe.

Ne gjithë këtë çmim po e paguajmë sepse e kemi fituar lirinë, e kemi kuptuar sepse kemi qenë nën robëri, mirëpo liria duhej të ishte e drejtë universale.

Sa herë duhet t’i themi “faleminderit” bashkësisë ndërkombëtare që na e ka hequr shpatën nga koka.

1 milionë shqiptarë kanë ikur nga Kosova, nuk kanë dalë nga shtëpia me dëshirë. Unë kam ikur, ne familja jonë kemi ikur në Shqipëri, në Maqedoni, nëpër botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here