Një sulm të iniciuar dhe orkestruar nga Rama. Kështu i ka komentuar kreu i Partisë së Lirisë akuzat e maxhorancës në drejtim të deputetes Monika Kryemadhi se ka lidhje me financimet ruse.
Në një intervistë për emisionin “Log.” në Panorama TV, Ilir Meta u shpreh se Kryemadhi po sulmohet nga Edi Rama sepse i ka çjerrë maskën për aferën e inceneratorëve.
Pjese nga intervista
Ilir Meta: Rezultati i 14 majit do të jetë një rezultat surprizë
Lorenc Vangjeli: Unë jam gati ta them rezultatin. Ka dy rezultate, i pari ku humbet Berisha në versionin më të keq socialistet marrin 45 bashki, pjesa e dytë ku fiton Meta vota popullore do të ndahet gjysmë për gjysmë
Ilir Meta: Fitorja e opozitës është e padiskutuar. Zoti Lorenc thotë që vota popullore do të jetë gjysmë për gjysmë, në këto kushte rezultati do varet nga kandidatët. Hajde ti marrim me radhë kandidatët
Lorenc Vangjeli: Ka edhe martesa të dëshpëruara zoti Meta
Neritan Alibeali: Ju mendoni se zgjedhjet do jenë të drejta?
Ilir Meta: Jo absolutisht, si mund të jenë zgjedhje të drejta kur shkelet kodi zgjedhor?! Kjo situatë ekonomike, sociale kaq dëshpëruese që reflektohet në shifrat e largimit të qytetarëve nuk ka prekur vetëm qytetarët, ka prekur socialistët e ndershëm, ka prekur edhe administratën. Ky keq menaxhim dhe kjo mungesë transparencë…më thoni kur është bërë një mbledhje e këshillit bashkiak. Këshilli bashkiak i Tiranës është si Parlamenti.
Endri Xhafo: A keni pasur ju më herët presion për të ashtuquajtur dosjen ruse, për të mos i dhënë këtë strehën ligjore Berishës?
Ilir Meta: Kurrë, asnjëherë nuk kam pasur. Këto i ushqen Edi Rama me paratë e inceneratorëve. Nuk ekziston asnjë dosje ruse dhe as Dibre. Këto janë përpjekje të dëshpëruara të Ramës për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi.
Endri Xhafo: Kush po e sulmon Monika Kryemadhin?
Ilir Meta: Po e sulmon Rama sepse ai i ka çjerrë maskën për aferën e incneratorëve.