Fronti Veliaj-Rama nuk ka më si ta fshehë korrupsionin e madh, përveçse me goditje ndaj mediave

0
131

Nuk është rastësi  që Edi Rama acarohet teksa e vërteta del në momente zgjedhore” tha sot z. Akil Kraja, Drejtor i Kabinetit në PD, për të shpjeguar reagimin e fundit të Kryeministrit Edi Ramës ndaj gjobës prej 110 milionë euro që vendi duhet t’i paguajë pronarit të televizionit “Agon Channel” për shkatërrimin që iu bë.

Akil Kraja solli sot në vëmendje gjatë emisionit Kafe Shqeto në SYRI TV se konflikti midis Edi Ramës dhe “Agon Channel” kishte filluar me disa emisione investigative asokohe për sa i përket shitblerjes së votës, në zgjedhjet e 2015-ës.

“Kishte të bënte me disa karta identiteti të falsifikuara në qarkun e Shkodrës etj. Më pas me dasmën e Veliajt dhe gjithë narrativën që tashmë është sprovuar dhe provuar disa herë, – tha ai.

“Po, ka të bëjë me zgjedhjet, ka të bëjë me kapacitetin e një medieje të lirë për të influencuar opinionin publik në një “zhveshje” po themi  të asaj që është krim elektoral, krim elektoral në shkallë të gjerë. Kështu filloi konflikti midis Edi Ramës dhe “Agon Channel”, sepse Edi Rama nuk mund ta mbajë pushtetin e tij, korrupsionin e tij, nëse do të kishte një media të lirë që do të denonconte rast pas rasti skandalet e blerjes së votës etj.

Nuk është rastësi  që Edi Rama acarohet teksa e vërteta del në momente zgjedhore. Për sa i përket kalendarit të pastër, këtu nuk ka asgjë më shumë, është thjesht një tentativë e dështuar e qeverisë shqiptare  për ta çuar një lloj apelimi, nëse mund të themi, në një gjykatë që lidhet me Bankën Botërore, një tentativë e dështuar dhe është e disata herë që qeveria shqiptare humbet përballë Becchetti-t.

Kështu, që këtu nuk ka asnjë lloj ndërhyrje, largqoftë nga opozita, e cila bën vetëm detyrën e saj, që të denoncojë të promovojë këtë realitet të hidhur ku mediat përfshirë edhe median tuaj së fundi, gazetarin Bledian Koka – të cilin e përgëzoj për kurajon dhe emisionin “Piranjat”- për kurajën mediatike,  profesionale që kanë treguar disa ditë më parë teksa zhveshën një tjetër skandal, atë ku përflitej Erion Veliajt në një aferë tjetër gjigante, sërish me qindra milionë euro, atë të inceneratorëve.

Pra, nuk ka asgjë të re nga fronti i propagandës Veliaj-Rama, thjesht presion, dhunë, goditje ndaj medies së lirë sepse korrupsioni është kaq i madh sa që nuk kanë më si ta fshehin përveçse nëpërmjet dhunës dhe censurimit.”/ar/sh/SYRI.NET

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here