Shehi zbulon 3 pikat e dobëta të Erion Veliajt

0
123

Deputeti Dashamir Shehi ka shprehur në emisionin “Opinion” tre pikat e dobëta që sipas tij, i ka kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj.

Sipas Shehit, pikat e dobëta të Veliajt janë ndërtimi, transporti dhe uji.

“Një ndërtim pa shumë kritere dhe duket gjithandej. Ndërtimi është një biznes që sjell para për qytetarin, ndërtuesin. Po nuk mund të vazhdohet kështu, një pallat këtu, një pallat atje. A do bëjmë një plan urbanistik tamam? A do kemi një koncept për ta zgjeruar qytetin? Qyteti do trajtuar në mënyrë globale. E dyta, për mua është transporti. Atë që Belindi e ka thënë në njëfarë mënyre. Kemi detyrimin ta përshpejtojmë transportin në Tiranë. E kemi pasur para 10 vjetëve 20 km/h transportin e autobusit, sot është bërë 11. Dhe po mbërriti 9, teknikisht bllokohet. Të bëjmë korsi preferenciale. Do shkojmë të bëjmë parkinge publike jashtë qendrës së Tiranës. Duhet të bëjmë një transport të integruar. E fundit, nuk mund të jetë më rrafsh ky qytet. Ç’është ky qytet që s’ka një nënkalim, s’ka një mbikalim. Mirë që s’ka për makinat, nuk ka për këmbësorët. Dhe të tretën, uji. Nuk mund të jetë më qyteti me bidona atje sipër, me depo uji. Është një pamje e tmerrshme”, tha Dash Shehi.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here