Berisha për pritshmëritë e raportit të përfaqësueses së ODIHR për zgjedhjet e 14 majit: Raporti i Glover, më profesionali që mund të jetë shkruar ndonjëherë !

0
109

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur mbi pritshmëritë e tij për raportin përfaqësueses së ODIHR, Audrey Glover për zgjedhjet e 14 majit. Ai u përgjigj duke thënë  se dashuria dhe armiqësia nuk janë të përjetshme, duke shtuar gjithashtu se raporti i Glover, është raporti më  profesional që mund të jetë shkruar ndonjëherë .

“Nuk ka as dashuri dhe as armiqësi të përjetshme. Në këtë kontekst, ato që kanë pasur për zgjedhjet e 96-ës, kalojnë dhe i afrohen 28 viteve. Ajo që mund të them unë se Glover, në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport profesional. Unë e kam vlerësuar raportin e saj. Raporti i saj nëse do merrej me seriozitet nga qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar, qeveria nuk do ishte kurrë në këtë gjendje. Ai raport bazë kryesore për të gjithë transforimin e kuadrit ligjor. Ai raport u shpërfill në mënyrë të tmerrshme nga qeveria dhe nga eksponentë ndërkombëtar. Ai ishte raporti më profesional që mund të jetë shkruar ndonjëherë.”, tha Berisha.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here