Nga Beti Njuma:
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi mbrëmë se qyteti shtohet çdo vit me 25 mijë banorë!
Kjo është e PAVËRTETË, një GËNJESHTËR E MADHE! Veliaj duhet ta dijë që njerëzit nuk janë rrena, si pemët që ka “mbjellë” nëpër kryeqytet!
Sipas të dhënave të INSTAT-it, Tirana është rritur në 6 vjet me 76 mijë qytetarë.
Kjo është e vetmja shifër zyrtare e s’mund të manipulohet për arsye elektorale.
Tirana nuk i ka për dy mandatet e tij 200 mijë njerëz më shumë, nuk ka, as pemë, as ujë, as kujtesë historike. Në vend të tyre ka këtë shëmti arkitekturore që po na e shesin për zhvillim e modernitet!
Mjafton të shihni rreth e rrotull sa të afërm, miq, fqinj, bashkëpunëtorë ju mungojnë për të kuptuar dramën e shpopullimit qe nuk mbushet me propagandë numrash!”