Deputetja Albana Vokshi rendit shkeljet për Portin e ri të Durrësit: Skemë piramidale e kontrolluar nga shteti

0
83

Porti i ri i Durrësit është bërë sërish temë diskutimi sot në rubrikën ‘Opinion’ në News24.

E ftuar përballë gazetares Ola Bruko, deputetja demokrate, Albana Vokshi renditi disa nga shkeljet e këtij projekti që e cilëson aferë korruptive. Ajo tha se është kriminale ajo që po i bën Rama qytetarëve shqiptarë, duke i mbyllur portin e tyre, të vetme portë hyrëse në Ballkan.

“Ne do vazhdojmë kërkesën tonë. Javën e fundit kemi dorëzuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve. I pari ka qenë për 137 fluturimet me charter dhe shpërdorimet e 240 mln euro të Ramës me avionë, kur shqiptarët ishin në luftë më COVID-19. Kjo kërkesë u hodh në kundërshtim për votim në Kuvend. Kemi bërë një kërkesë kemi 33 firma për çështjen e portit të Durrësit. E kemi kundërshtuar këtë aferë. S’ka pasur transparencë dhe pa asnjë konkurrencë. I është dhënë një kompanie që nuk dihen se kush janë aksionerët. Pra është shkelur dhe MSA. kemi marrë disa përgjigje, siç ishte dhe përgjigja e komisonerit të BE.

 

Komisioneri shprehu shqetësimin për shkeljen e standardit dhe ka rikonfirmuar në letrën e tij për heqjen e fondeve që KE kishte planifikuar për portin e Durrësit, një pikë strategjike për Ballkanin. 28 mln euro, pas kësaj marrëveshje që bëri qeveria, u tërhoqën. Është vjedhje e një aseti publik, shkatërrim i Portit të Durrësit dhe falje e tokës publike. Është vetëm projekt për ndërtim apartamentesh. Qeveria thotë se do bëjë një port tjetër në Porto Romano që kushton shumë. Specialistët thonë se ky port s’ka kapacitetet e Portit të Durrësit. Pra e lë vendin pa port. Mbyll portat hyrëse për Ballkanin, për Kosovën, por dhe për Serbinë. Po si do financohet ky projekt? Nga do merrem paratë! Po shihni si e ka projekti të shkruar. 80 mln do jenë financim nga aksionerët dhe pjesa tjetër kredi bankare. Financohet nga shitja e apartamenteve apo nga hoteleria. Praktikisht do shesin apartamente, ndërkohë që ka një vit që ka nisur kjo procedurë. Është si skemë piramidale që bëhet me leje të qeverisë. Nuk është kompania e Alabarit.”, tha Vokshi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here