Grushta dhe shqelma brenda PS

0
145

Një konfrontim fizik ka ndodhur brenda drejtuesve të strukturave të Partisë Socialiste në Gramsh, pak para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 14 majit.

Nga burime për mediat, mësohet se kryetari i PS në Gramsh, Enis Zani është konfrontuar fizikisht me vëllain e kryetarit aktual të bashkisë, Klodian Taçe

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00 në qytetin e Gramshit, ku mësohet se Lorenc Taçe, vëllai i kryetarit aktual të Bashkisë së qytetit Klodian Taçe, ka debatuar me fjalë, por më pas debati ka kaluar në konflikt fizik me Enis Zanin dhe drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve Tajar Bicin.

Një tjetër detaj nga ngjarja banale është se i gjithë sherri ka ndodhur në prani të ish-deputetit Besion Ajazi, i cili është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Gramshit.

Sipas burimeve, kandidati i PS, Besion Ajazi ka bërë ‘sehir’ dhe nuk ka ndërhyrë për të ‘ulur gjakrat’.

Ende nuk bëhet me dije shkaku që i ka çuar ata në konflikt fizik, por një prej arsyeve mund të jetë lufta brenda strukturave të PS-së për kandidatin që do të përfaqësonte socialistët në Gramsh.

Kryebashkiaku Klodian Taçe kishte shprehur dëshirën e tij për të rikandiduar për një mandat të dytë për drejtimin e bashkisë, por që nuk u realizua, pasi ish-deputeti Besion Ajazi, i mbështetur nga Damian Gjiknuri si drejtues politik i qarkut, u vendos nga Edi Rama si kandidat i socialistëve për zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkohë Policia e Gramshit nuk ka pasur reagim mbi këtë ngjarje të shëmtuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here