Ne 14 Maj fund shpopullimit/ Elona Guri: Projekti i koalicionit “Bashke Fitojme” kthen kryetarin e sherbim te qytetarit

Elona Guri ne terren

Partia e Lirise dhe Belind Kellici jane cdo dite ne terren per te degjuar problemet e pagine te banoreve te kryeqytetit

Vazhdojmë në Tiranë duke shkuar tek çdo biznes për t’i dorëzuar projektin e shkëlqyer të Belind Këlliçi për mbështetjen e sipërmarrjes private.

Projekti është pritur shumë mirë dhe pjesmarrja në zgjedhje do të jetë masive për të bërë ndryshimin!

Për ne Tirana nuk është vetëm Sheshi Skënderbej apo Bulevardi i Kryeministrisë, ku rrijnë Rilindasit.

Koalicioni jonë “Bashkë Fitojmë” ka gati zgjidhje konkrete që do të përmirësojnë jetesë e qytetarëve në Njësinë 4, në Dajt, Astir, Laprakë, Balduksh dhe deri në skajin më të largët të territorit të Bashkisë Tiranë.

Pas 14 Majit do tregojmë se mund t’i jepet fund shpopullimit, duke ofruar një Bashki që përkujdeset, nga kryetari, tek këshilltarët bashkiakë e zyrtarët më të fundit, për mirëqenien e çdo banori të Tiranës, pavarësisht pozitës ekonomike apo përkatësisë politike.

Në 14 Maj fiton Tirana! #BashkëFitojmë ✌️??

Ne 14 Maj fund shpopullimit/ Elona Guri: Projekti i koalicionit “Bashke Fitojme” kthen kryetarin e sherbim te qytetarit

Meta takim me Berishën

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko