PD: Qeveria ka urdhëruar pezullimin nga puna të mësuesve që kandidojnë për këshillat bashkiakë

0
96

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit të Berishës, Lili Sula ka bërë sot një denoncim, ndërsa pohoi se Ministria e Financave ka urdhëruar pezullimin nga puna të mësuesve që kandidojnë në Këshillat bashkiakë.

Në një dalje për mediat, Sula theksoi se MF ka urdhëruar titullarët e Shkollave të mesme profesionale, Drejtoritë rajonale të formimit profesional publik, Drejtoritë rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive – për të pezulluar nga puna mësuesit që kandidojnë që janë pjesë e listave të opozitës për këshilltarë.

DEKLARATA PËR MEDIA
Ministria e Financave ka urdhëruar titullarët e Shkollave të mesme profesionale, Drejtoritë rajonale të formimit profesional publik, Drejtoritë rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive – për të pezulluar nga puna mësuesit që kandidojnë për anëtarë të këshillave bashkiakë – duke u shprehur tekstualisht se, nëse ata janë regjistruar si kandidate për këshillat vendorë… drejtuesit duhet të njoftojnë menjëherë pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive me qëllim që të ndjekim procedurat e pezullimit nga detyra.
U bëjmë me dijë urdhëruesve se baza ligjore që kanë cituar nuk ka asnjë lidhje me objektin e kërkuar dhe

pika 3, e nenit 63, të Ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, merret me regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve. Nenet 45 dhe 69 të Kushtetutës përcaktojnë liritë dhe të drejtat politike duke përjashtuar nga e drejta e zgjedhjes disa kategori, por në asnjë rast mësuesit. As neni 45 e as neni 69 nuk ndalojnë e as nuk kufizojnë të drejtën e kandidimit për mjekët, mësuesit, pedagogët dhe specialistë të tjerë.

Urdhri që i është dërguar institucioneve arsimore hapet me pikën 2 të nenit 6, Të drejtat dhe detyrimet e punonjësit të administratës civile të Vendimit te Komisionit Qendror tè Zgjedhjeve nr. 9, datë 24.12.2020 “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik te çdo institucioni publik e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara…”, sipas të cilit “punonjësi i administratës shtetërore i cili është regjistruar si kandidat për zgjedhje pezullohet nga detyra nga momenti i regjistrimit të tij si kandidat deri në datën e përfundimit të numërimit të votave në zonën ku kandidon. Për nëpunësi, marrëdhënia e ë cilëve rregullohet nga Kodi i Punës, në rastet kur nuk njoftojnë për kandidimin në zgjedhje merret masa për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.”; dhe mbyllet me një “rikujtesë” për përmbushjen e detyrimit ligjor duke iu referuar të njëjtit dokument i cili i referohet punonjësve të administratës civile e nuk përmendet askund mësuesi.

Partia Demokratike denoncon me forcë presionin dhe shantazhin institucional që po ushtrohet ndaj mësuesve, si një akt flagrant e në të shkelje të të drejtave të individit e njëherësh si kërcënim i drejtpërdrejtë për mësuesit për të hequr dorë nga angazhimi qytetar dhe intelektual në dobi të komunitetit si kandidatë për këshilla bashkiakë. Presioni që i është përcjellë titullarëve të institucioneve me shkrim dhe verbalisht për të pezulluar nga puna mësuesit është plotësisht i jashtëligjshëm, madje bie ndesh me çdo nen të Kushtetutës e Kodit Zgjedhor që citojnë shantazhistët shtetarë si dhe me të gjitha aktet nënligjore. Partia Demokratike dënon të gjitha format e presioneve dhe intimidimeve që shprehen ndaj çdo komuniteti profesionistësh e ndaj çdo qytetari në fushatë zgjedhore. Partia Demokratike i siguron mësuesit se veprimtaria e tyre si kandidatë të këshillave bashkiakë ne Shkodër e në çdo rajon të vendit është në përputhje të plotë me Kushtetutën tonë dhe gjithë aktet ligjore në fuqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here