Si do ta mbroni votën e durrsakëve? Cara: Në kuti, 100% të sigurta.

0
146

Igli Cara, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit në 14 maj i ftuar në “Drejt” garon qytetarët e Durrësit se nuk do të preket vota e tyre në kutitë e votimit apo gjatë numërimit.

Por përballë intimidimit nga bandat para ditës së votimit, Cara thotë se veç denoncimit nuk kanë mekanizëm tjetër.

Një strukturë paramilitare si në zgjedhjet e shkuara nuk do ta ketë.

So do ta ruanit votën përballë asaj që e keni cilësuar bandë?

Cara: Durrësi me Vangjush Dakon ka akoma një proces gjyqësor me dosjen “339”. Por bashkë me strukturat e PD do të bëjë gjithçka që vota e qytetarëve të Durrësit të mos preket. Këtë ua garantoj qytetarëve të Durrësit. Votat që do të jenë në kuti të votimit do të jenë 100% të mbrojtura. Pjesën përpara, veprimi i bandave të zotit Dako kudo në Durrës nuk e sigurojmë 100%. Dako është shefi real i shtabit të zonjës Sako. Por vota në kuti dhe numërim nuk do preket.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here