Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, i ftuar në studion e Syri Tv shpalosi objektivat e tij në fushatën elektorale për bashkinë e Kamzës.
Pas 14 majit, Hoxha tha se në bashkinë e Kamzës do të marrë fund paligjshmëria.
Ai paralajmëroi se do të rishikojë çdo leje ndërtimi dhe tender që ka dhënë Rakip Suli prej vitit 2019.
“Do të rishikohet çdo leje e dhënë deri tani, jo vetëm leje ndërtimi, janë dhënë tendera, janë 34 tendera me flamuj të kuq, në Kamëz, është abuzim. Çdo tender i dhënë, çdo abuzim që ka bërë zoti Suli, edhe pse nuk ka firmosur vetë, ka autorizuar vartësit e tij të cilët nuk janë banorë të Kamzës se thotë nuk gjeta njerëz të kualifikuar, janë 160 mijë banorë të cilët ai i tall. Kamza është një burim që furnizon me krah pune, ekspertë, inxhinierë, pedagogë edhe njhë pjesë të madhe të funksioneve administruese të Tiranës dhe nuk paska për në Kamëz 10 drejtorë të kualifikuar”, u shpreh ai.