Marrëveshja me “General Electric” / Kurti: Shënuam një nga ngjarjet më të rëndësishme në energjitikë

0
201

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shprehur kënaqësinë e madhe që ka ndier nga marrëveshja e Kosovës me “General Electric”: “Dje kemi shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e energjisë”, shkroi ai sot në Fb krahas fotove,

“Kompania amerikane General Electric (GE) që 40 vjet më parë kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të termocentralit Kosova B, katër dekada pas kthehet për t’i modernizuar ato përmes një marrëveshjeje me vlerë 56.2 milionë euro që nënshkruan me Korporatën e Energjisë Elektrike (KEK).

Ky investim do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 MW dhe jetëgjatësinë e TC Kosova B, pa rritur emetimin e gazrave ndotës dhe nevojën për remonte të shpeshta.

Më shumë prodhim, do të thotë më shumë pavarësi energjetike dhe më pak varësi ndaj importeve, më shumë siguri të furnizimit me rrymë dhe më pak shpenzime të buxhetit të shtetit. Dje kemi shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e energjisë,” nënvizoi Albin Kurti.

Dje, Koorporata Energjitike e Kosovës nënshkroi marrëveshje me kompaninë amerikane General Electric me vlerë 56.2 milionë euro për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit “Kosova B”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here