Meta:Vizioni dhe aftësia për të ndërtuar ura komunikimi me ju është garancia se Durrësit do i kthehet qytetaria ! Më 14 maj voto ndryshimin, voto Igli Carën !

0
213

“Kur thërritët Igli, mendova ndryshim. Ndryshim për të shpëtuar Durrësin nga një bandë që e plaçkit Durrësin për një bandë më të madhe në Tiranë, që është ajo e Ramës dhe inceneratorëve.

 

 

Mjaftojnë 10 mln euro që me një firmë kjo bandë ja kalon nga bashkia e Durrësit për të paguar inceneratorët e Tiranës, është e qartë dhe e kuptueshme për çdo qytetarët durrsak se do ishin zgjidhur shumë halle në këtë qytet.

Secili nga ju është nga sot deri më 14 maj, është vetë Igli , sepse ai ju përfaqëson, është rritur këtu, vjen nga vota juaj e lirë dhe transparente, nga procesi më demokratik si ai i primareve, Gëzon mbështetjen e të gjithëve, të të gjithë qytetarëve që u dhimbset kjo që ka ndodhur me qytetin e tyre, një pjesë e kanë humbur nga babëzia e betonit.

Shpëtimtari është Igli Cara dhe të gjithë ju, është politikan model dhe i vetmi deputeti i Durrësit në 2006 nga babëzia e lejeve të ndërtimit një tërmet mund të sillte viktima dhe tërmeti ndodhi, ata njerëz humbën jetën nga babëzia e bandës së Rilindjes.

Durrësit do i kthehet qytetaria, më 14 maj do votojë për triumfin e qytetarisë, që vendimet e Këshillit të Bashkisë së të merren në transparencë të plotë.

Është modeli më i shkëlqyer i llogaridhënies për çdo taksë që paguhet që duhet ti kthehet komunitetit.

Të bashkuar deri më 14 maj derë më derë në çdo lagje për ti thënë po ndryshimit, duke votuar Igli Carën.

Më 14 maj do jemi këtu kur të hapen kutitë e votimit dhe do jemi shumë më tepër, Fitore për Igli Carën dhe për Durrësin.”

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here