“Shpallim të përfunduar pandeminë”, Gjermania zyrtarisht “e lirë” nga COVID-19

0
181

Në Gjermani, detyrimi për të mbajtur maska si dhe vlefshmëria e masave të tjera kundër COVID-19 skadoi në mesnatë.

Ministri gjerman i Shëndetësisë shpalli të përfunduar epideminë. Për herë të parë në tre vjet, nuk do të ketë më kufizime qeveritare në lidhje me epideminë

Karl Lauterbach tha se Gjermania e ka mposhtur me sukses dhe me rezultate të mira pandeminë e COVID-19.

Ministri shtoi se strategjia gjermane në tërësi ka pasur sukses dhe se sfidat e pandemisë janë tejkaluar. Mirëpo, siç vlerësoi ai, ka disa gjëra që, duke u kthyer pas, është dashur të bëheshin ndryshe, siç ishte mbyllja e shkollave për një kohë më të gjatë se e nevojshmja.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here