“Drita të triumfojë mbi errësirën” Imzot Arian Dodaj në vigjilie të Pashkës: Të ndalet Shpopullimi

0
155

Kemi ndezur zjarrin e ri rreth të cilit jemi mbledhur.”

Me këto fjalë të shenjta Arqipeshkvi Kryedioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arian Dodaj iu drejtua besimtarëve të krishterë në vigjilie të Pashkës.

Në hyrje të mesazhit të tij Dodaj bëri thirrje për paqe, çlirim nga e keqja dhe urrrjetja.

“Të ndezësh një zjarr të ri në këtë natë është një shenjë shprese sepse do të thotë të besosh se na është dhënë mundësia të ndërpresim monotoninë e jetës së përbërë nga të këqijat e vjetra që me vese e zaptojnë atë për të vendosur në jetën tonë gjeste të reja, për të ndryshuar mundësi jetës sonë,” tha ai.

Në mesazhin e tij ai u ndal tek shpopulli i vendit duke u lutur për ditë më të mira.

“Sa shumë dëshirojmë të vendosim këtë zjarr në natën e errët që ka bërë që ka bërë familjare korrupsionin, që e ka bërë të natyrshme hemorragjinë e të rinjve nga ky vend, që nuk çudit më me krimin në çdo kontekst të shoqërisë e veçanërisht në dhunën ndaj grave,” tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here