Krishti u ringjall!Dom Gjergj Meta uron besimtarët katolikë: Me shndet Pashka

0
138

Dom Gjergj Meta ka uruar besimtarët katolikë për festën  e Pashkëve. Në një video-mesazh të publikuar në “Facebook”, Dom Gjergj Meta uron Pashkë të gëzuara.

“Sot është e diela e pashkës dhe simboli më domethënës më shprehës i mëngjesit të Pashkës , është pikërisht varri bosh. Gratë dhe dy shekuj më pas shkojnë tek varri dhe shenja e parë që ata takojnë është pikërisht që ky varr është bosh. Varri është shenja e dekompozimit, kundërmimit. Është një simbol i fuqishëm, por varri bosh në mëngjesin e pashkëve do të thotë se Krishti nuk është aty, ai është ringjallur.


Kam menduar në këto ditë kreshmës dhe pashkës për shumë varre të hapura, të ekzistencave të palumtura, varret të zemrave të vrara nga humbja e njerëzve të dashur, të ekzistencave të palumtura, varre të shkaktuara nga ekzistenca të nëpërkëmbura nga padrejtësi sociale, nga sistemet e korrupsionit, nga ata që përpiqen të shfrytëzojnë të tjerët, pasuritë e të tjerëve, kam menduar për varret e luftërave të ndryshme që janë të hapura sot nëpër botë. Shenja që ne jemi në pashkë do ishte që këto varre të ishin bosh. Do doja që në këto ditë pashke të dëgjoja zërin e fuqishëm të Krishtit që thotë çohu o ti që i përgjumur, ti që je ndër të vdekur çohu dhe jeto. Sa do doja që këto varre të ishin bosh. Të dashur miq në këtë të diel pashkës dëshiroj t’iu uroj gëzuar pashkën, Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”, ka thënë Dom Gjergj Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here