14 Maji/Meta: Elbasani duhet t’i japë përgjigjen e merituar Rilindjes, Luçiano Boçi ka ndezur flakën e fitores

0
171

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se Elbasani do t’i japë përgjigjen e merituar Rilindjes më 14 maj.

Meta vlerësoi kandidaturën e Luçiano Boçit për kryebashkiak, ndërsa theksoi se ai ka ndezur flakën e fitores në të gjithë qarkun e Elbasanit.

“Qarku i Elbasanit duhet t’i japi përgjigjen më të merituar Rilindjes dhe duhet të dalë 7-0 për një arsye shumë të thjeshtë”, shprehet Meta.

Postimi i Metës

Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën që Luçiano Boçi vendosi të lërë mandatin e deputetit për t’ia kthyer qytetin elbasanasve.

Faleminderit Luçiano që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha Bashkitë e Qarkut të Elbasanit.

Qarku i Elbasanit duhet t’i japi përgjigjen më të merituar Rilindjes dhe duhet të dalë 7-0 për një arsye shumë të thjeshtë.

Sepse Rilindja e katandisi Qarkun e Elbasanit në të parafundit përsa i takon nivelit të mirëqenies dhe nënkampion përsa i takon varfërisë në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here