Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij. Ai u shpreh duke thënë se Rilindja është autore e shpopullimit të vendit.
“Që të ndalojmë shpopullimin duhet të marrim pjesë të gjithë në zgjedhje. Rilindja është autore e zbatimit të këtij shpopullimi. Të parët tanë e kanë mbrojtur këtë vend me pasuri përrallore nga ushtritë e huaja.
Pa asnjë diskutim që vota juaj do të jetë e mbrojtur. Ndaj ju lutem mos bini pre e rilindjes për të krijuar pasiguri për ccështjen e votës. Ndaj të gjithë duhet të merrni pjesë, të gjithë duhet të votoni për të ndëshkuar këtë sekt dhe babëzinë e tij që nuk njeh limite. Dhe nuk ka prioritet interesin tuaj, interesin e familjes, interesin e hapësirave publike.”