Ne nje interviste per Koplik Tv, kreu i PL Ilir Meta tha se në 14 maj është e padiskutueshme që koalicioni opozitar “Bashke Fitojme” do te kete shumicën e këshillave bashkiakë.
“Kudo parlamentet vendore shumica dërrmuese do të jetë pikërisht nga ‘Bashkë Fitojmë’. Kjo është në varësi të rrethave sepse kjo nuk është një fushatë skematike por dinamike, do të jemi dhe bashkë do të jemi dhe vec e vec. Sepse ka dinamikë të fortë fushata vendore, sepse jemi dhe në dispozicion të kandidatëve, sa herë të na kërkojnë, ku të na kërkojnë, ne do të jemi për t’i mbështetur kandidatët.”