Ndoka: Trekëndëshi Tiranë-Durrës-Elbasan, do të jetë ndëshkim për sektin Rama-AliBasha në 14 maj!

0
135

Kryetari i PDK, Nard Ndoka ka folur për zgjedhjet e 14 majit ku pohon se do të ketë surpriza dhe se kandidatët e primareve do të dalin fitues.

I ftuar në NeWs24, Ndoka tha se trekëndëshi Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të jetë ndëshkimi për atë që e quan “sekti Ramën-AliBasha” ku shtoi se PD drejtohet nga Sali Berisha në aspektin politik.

Ndoka: Të gjitha partitë që janë në opozitë, mbështesin kandidatët e Primareve. Unë shoh një PD ndryshe, edhe në organizim jemi mësuar që kandidatët të shpalleshin në limitet kohore, përzgjedhja e tyre vinte me probleme, ndërsa sot këtë proces e kemi ezauruar. Bejko është kandidat i sektit AliBasha, ndërsa PD drejtohet nga Berisha, në aspektin politik, ndërsa në aspektin e letrave. Ndikimi do të jetë 0, nuk mund të them që nuk mund të prishin punë në ndonjë bashki, por ka optimizëm dhe ka votë ndëshkuese. Mallakastra mund të ketë një lloj rezultati që mund të ndikojë, ndërsa në bashkitë e tjera nuk shoh rrezik. Do të ketë surpriza në këto zgjedhje. Trekëndëshi Tiranë, Durrës, Elbasan do jetë ndëshkim për sektin Rama-AliBasha.

Ndërkohë sipas Ndokës, premtimet e kryeministrit Edi Rama janë një gropë e madhe për vendin në prag fushate dhe se qytetarët e kanë kuptuar mashtrimin e tij.

Ndoka: Rama është mashtrues, dhe këto premtime si i alkoolizuar prej frikës, në panik, në prag të fushatës, krijojnë një gropë të madhe. I bën premtime të parealizueshme dhe nëse realizohen me këtë aventurë do të krijojnë një gropë të madhe. Qytetarët e kuptojnë që është mashtrim, dhe mendoj se ndëshkimi do të jetë më i madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here