“Për të gjithë malësorët kam këtë mesazh”, Meta: Të vrapojmë drejt kutive të votimit në 14 maj për të ndaluar largimin e të rinjve

0
154

Ne ntervisten per Koplik Tv, kreu i PL Ilir Meta i beri thirrje qytetareve qe të vrapojnë drejt kutive të votimit në 14 maj për të ndaluar largimin e të rinjve.

“Unë për të gjithë malësorët kam këtë mesazh. Të vrapojmë drejt zgjedhjeve dhe kutive të votimit në 14 maj dhe të votojmë për t’i dhënë fund shpopullimit, në mënyrë që të mos na e lëshojnë Malësinë e Madhe dhe të gjithë Qarkun e Shkodrës edhe këto të rinj dhe të reja që na kanë mbetur. Këto toka të bekuara nuk na i kanë marrë pushtuesit, nuk i kanë marrë me ushtri e me gjithçka, i kanë mbrojtur të parët tanë me gjak. Nuk duhet të tregohemi kaq naiv e mendjelehtë që të na e marri përmes Kalit të Trojës përmes sektit më të pabesë që ka njohur kjo tokë që është ai i Rilindjes.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here