Gjykata e Durrësit ka vendosur masën arrest me burg për 7 personat, pjesë e dy grupeve që merreshin me trafikim të kokainës.
Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 7 persona, si dhe detyrim paraqitje për një vajzë.
Masa arrest me burg është dhënë për Goni Muça (alias Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra), 48 vjeç, Tani Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, Amonali Halili, 24 vjeç, A. V., 17 vjeç, Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.
Masa “detyrim paraqitje” i është dhënë 24-vjeçares Kristel Balla.
Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në zonën e Sukthit.
Burime bëjnë me dije se personat e arrestuar janë Goni Muça (alias Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra), shtetasi Tani Muça, një person me inicialet A. V., si dhe Amonali Halili.
Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan 4 shtetas të tjerë të që vepronin si grup kriminal, po për shpërndarjen e drogave të forta.
Në pranga përfunduan Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç, Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.
Të katërt të rinjtë janë personazhe të njohur në rrjetin Tik Tok, ku më i ndjekuri është Stivens Bulku me rreth 50 mijë ndjekës, i cili është njihet dhe për rolin e tij në serialin “Aventurierët”.
Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- – 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë;
- – 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë;
- – 3 automjete, 2 prej tyre luksoze;
- – 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund;
- -3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.