Atentati ndaj Ndrecës/ Murrizi: Mesazh për demokratët e Vaut të Dejës, autorët mund të jenë dhe pjesë e policisë

0
156

Teksa jemi vetëm një ditë para çeljes zyrtare të fushatës së zgjedhjeve të 14 majit, Vau i Dejeës u trondit sot nga një shpërthim me tritol ndaj kreut të PD-së atje Bernard Ndreca.

Në një intervistë për Ora News ish-deputeti i PD-së Myslym Murrizi deklaroi se një ngjarje e tillë ishte një paralajëmrim për PD-në dhe kandidatin e saj.

Sa i takon dy personave, si u shpreh se nuk përjashtohet mundëisa të jenë ose pjesë e strukturave të policisë së shtetit ose të dirigjuar prej tyre.

Myslym Murrizi: Është e paprecedentë sepse nuk është një qytetar i zakonshëm, por kryetar i PD-së në një bashki që e ka patur prej vitesh PD-ja dhe do ta fitojë PD-ja. Pra është një presion për të trembur kryetarin e asaj bashkie dhe strukturat e PD-së së asaj bashkie.

Është në dinjitetin e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë shqiptare ta zbardhë sa më shpejt. Dy kokëçorapet nëse s’janë punonjës policie, i kanë vendosur tritol makinës së kryetarit të PD-së.

Fakti që jo pak ngjarje kriminale dhe jo pak policë të arrestuar në trafike apo grupe kriminale nuk përjashtohet mundësia të jenë ose të dirigjuar nga strukturat e shtetit, ose vetë pjesëtarë të strukturave të shtetit.

Ky është një mesazh për demokratët e Vaut të Dejës , për kandidatin Zef Hila që ka dorëzuar mandatin e Vaut të Dejës me idenë që ne e duam dhe nuk tolerojmë të na e merrni pushtetin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here