Arsyeja pse SPAK do vijojë të mbetet KAPS

0
160

Nga Ylli Dylgjeri

Eva Kaili, nje nga zyrtaret e larta ne Bruksel qe u burgos per skandalin e korrupsionit i pagezuar Katargejt u lirua. Skandali perfshinte shume emra dhe shume miliona. Por Eva Kailis iu gjeten cash vetem 150 mije euro ne apartamentin e saj dhe 150 mije te tjera ne valixhen e babait te saj. Gjithsej “para xhepi” i dolen 300 mije euro. Dhe u lirua nga drejtesia e standardeve te Brukselit.

Pak fjale me humor:

Po Alda e Tigrit vijon te rrije brenda edhe pse eshte ankuar se rrezikon infarktin. Jepni “drejtesi” dhe per Alden. Fundja asaj parate iu gjeten tek nje pale e trete jo familjare. Pra Alda u kujdes edhe te mos shkelte rregullat e transaksioneve me pale te lidhura apo me lidhje nepotike.

Pak fjale seriozisht: Katargejt na zbulon me shume sesa duan te zbulojne vete zyrtaret e Brukselit. Ne fakt po na tregon ne shqiptareve me se miri se çfare drejtesie ka prodhuar reforma me sponsorizim edhe te BE-se. Mos ti biem rrotull po te flasim hapur. Ka prodhuar drejtesi fiktive dhe te genjeshtert, njesoj siç kishim dikur fiktive rendimentet e grurit e te misrit.

Ta mbledhim mendjen dhe te jemi te qarte: SPAK-u yne do mbetet KAPS.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here