Atentati ndaj kreut të PD/ Noka: Terrorizëm politik i pushtetit ndaj opozitës, Rama është përgjegjësi!

0
116

Një grup deputetësh të PD kanë vizituar sot familjen e Benard Ndrecës në Vaun e Dejës, të kryetarit të PD të cilit iu vendos eksploziv në makinë. Deputeti Flamur Noka e cilësoi ngjarjen si terrorizëm politik të pushtetit, tentativë mafioze për të likuiduar kryetarin e degës së PD dhe e konsideroi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës.

Noka tha se kishin ardhur të shprehin mbështetjen “e deputetëve të PD, të opozitës, për aktin terrorist që u realizua kundrejt djalit të kësaj familje. Është terrorizëm politik i pushtetit ndaj opozitës, – theksoi ai. –  Benard Ndreca është kryetari i opozitës, kryetari i PD për Vaun e Dejës; familja njihet si një nga familjet më të shkëlqyera që nuk ka pasur kurrë asnjë problematikë. E gjitha është politike.

Tentativa për të likuiduar kryetarin e PD na kujton skenat e mafies në Siçili. Ky është shteti i Edi Ramës. Kemi pritur 24 orë që Edi Rama të reagonte, qeveria të reagonte. Ju e ndoqët që pas aktit terrorist politik, Edi Rama nuk belbëzoi asnjë fjalë. Kjo tregon se ai është përgjegjësi.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here