Berisha: Me Sharrën, Erion Veliaj po pastron paratë e Pasdaranit

0
117

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me krerët e degëve të Tiranës. Gjatë fjalës së tij Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka grabitur qytetarët shqiptarë, duke e cilësuar atë si kreun e narkoshtetit.

Berisha u shpreh se Armiqësia Rama-Veliaj shumë e thellë. Ai theksoi se me djegësin e Tiranës Erion Veliaj po pastron paratë e Pasdaranit.

“Ju e patë sot, ai ishte i nxirë. E patë Edi Ramën, në atë recitim të shkurtër që i bëri nomenklaturës së tij ishte i nxirë. Ajo nxirje flet shumë, ua them unë ju, e parandjen, e parandjen humbjen e tmerrshme.

Erion Veliaj u tha qytetarëve të Tiranës, se kur Edi Rama ishte kryetar bashkie ju merrnit vetëm 2 orë e gjysëm ujë. Vetëm dy orë e gjysëm ujë. Edhe këtë e gënjeu, se nuk mund të lëshojë një fjalë pa gënjyer, por këtë e tha. Dhe ky po ua kthen me pemë.

Po mbjell një muaj rresht 60 pemë në ditë, 1800 pemë, për ti thënë se ai pylli yt me 1 milionë pemë është 1800 herë mashtrim. Pra, se kanë të bëjnë, se beteja zhvillohet edhe me simbolika.

Armiqësia e tyre është shumë e thellë, jo vetëm personale. Edhe klanet i kanë. Kokën ti hanë njëri-tjetrit, populli i Tiranës do të ju japë përgjigjen atyre me 14 maj. Se nuk jemi ne për të qajtë hallet e dy, do të thosha, dy individëve që përbëjnë në shumë aspekte figurat më negative të politikës shqiptare në kohëra.

Por meqë jemi te zgjedhjet lokale, unë dy fjalë do them për Erion Veliajn. Në qoftë se ka një njeri, unë nuk po i them atë që i thonë qytetarët, fals dhe mashtrues, por cinik dhe pandjenja, si atë nuk mund të bëhet. Po njeriu i vetëm, që mburret se u rrit çmimi i apartamenteve nga vjet, sivjet me 110%. Po ka ndjenja njerëzore ky njeri. Po pse ndërtohen apartamentet, a ndërtohen për tu strehuar njerëzit. A ndërtohen ata si një mollë e ndaluar për shtresën e mesme, kurrën e kurrës. Kurse në Shqipëri nuk blen do kush më apartament.

Dhe e nxorrin, unë tha kam rritur taksën 8 herë. Ti rrit taksën 8 herë, ndërtuesi 2-3 fishon çmimin, dhe qytetari, për qytetarin ajo që është gjëja më thelbësore e jetës, banesa dhe familja bëhen një mollë e ndaluar.

Kaq e gjitha puna dhe dominon droga. Ndaj dhe i thoshin mediat e huaja Edi Ramës, se po e shndërron Shqipërinë, në Shqipëri do të mbeten vetëm trafikantët në këtë mënyrë. Dhe ky me mburrje thoshte sot, Tirana është rritur 28 herë. Po njeri më skandaloz se këtë dhe të pacipë nuk ka.
Ka një institut statistikash që e drejton Edi Rama dhe ai institut thotë; në vitin 2015, Tirana ishte 834 mijë banorë. Në vitin 2019, Tirana u bë 925 mijë banorë. Si mundet një njeri të flasë pa asnjë lloj përgjegjësie.

Imagjinoni tani, krahasoni atë me përgjegjësinë e Belind Këlliçit. Autori i 1 milionë pemëve të mbjella, çfarë do të thotë i vjedhjes, të paktën të vlerës së 990 mijë fidanëve të blera. Ku shkojnë ato, të gjitha në kontot ofshore.

Ju lutem, çdo qytetar të Tiranës ta pyesni, a u akuzua ky për djegësat, se qarkullon paratë e Pasdaranit. Ky se hap dot gojën, nuk çel dot gojën se Bruno Presseci, pronari me dokumente i djegësit të Tiranës, është ortak i Ali Aliabatit. Tani e përzunë dëshmitarin, Gabrielin që ishte me ta. Pasi e përzunë pa drejtë kthimi për 5 vite, për shkak të hetimit, tani ai flet, bën detyrën si qytetar dhe flet aty ku është dhe po i zbërthen.

Ai thotë se djegësi i Tiranës përdoret për larjen dhe riciklimin e parave nga Bruno Pressezi dhe Ali Aliabati. Pra ky është rivali i Belind Këlliçit. Njeriu që po vjedh bashkinë çdo ditë, duke asfaltuar me mjete të bashkisë dhe duke ua faturuar firmave të veta private.

U ndala në këtë analizë vetëm e vetëm për të zbërthyer pak pse kjo frymë e paparë fitoreje dhe optimizmi. Ka shkaqet e veta pra”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu me tej bëri thirrje që qytetarët të bashkohen kundër qeverisë Rama që më 14 maj t’i japin përgjigje që meriton keqqeverisjes.

“Ai thotë se djegësi i Tiranës përdoret për larjen dhe riciklimin e parave. Pra ky është rivali i Belind Këlliçit, njeriu që po vjedh çdo ditë bashkinë. Përse kjo frymë e paparë fitoreje dhe optimizmi? Ka shkaqet e veta, ne sit jemi këtu sepse në datën 15prill ditën e shtunë, Tirana dhe mbarë Shqipëria hapin fushatën elektorale, këto deri tani kanë qenë para fushatë. Ky që mbjell ato pemë, më kujton dy personazhe të Çehovit, ku dy persona kishin dalë për gjah në pyll dhe atje vrasin një njeri duke menduar se po vrisnin gjahun. Shkojnë e kontrollojnë i gjejnë rubla dhe i gjejnë një kuti konserve, dhe thonë lerë se jemi në kreshtë, sikur nuk kishin bërë mëkat këta! Ai tha se do të rrisë rrogat dhe mendon se shqiptarët do e besojnë. Mjekët këtu kanë ikur, ushtarakët kanë dorëzuar dorëheqje…Tani ligji e ndalon fushatën elektorale, as Partia e Punës nuk  e bëri në vitin ’91. Ky me flamurin e mashtrimit në dorë, rrogat, rrogat, rrogat…Por harron se është kampion i mashtrimit dhe askush nuk i beson më. Ai mjafton të mashtrojë, mirëpo para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar ky shkelmon dhe cënon zgjedhjet e lira. Një njeri që ishte i nxirë, ai ishte vrug…Belind ti je ezmer natyral, por ai e kishte nga tjetër hall… Premtoi shëndetësi falas dhe tani po vendos formë më çnjerëzore. Imagjinoni dy njerëz në të njëjtën gjendje, njëri ka para dhe paguan, tjetri nuk ka para dhe është në mëshirë të fatit dhe të Zotit. Nuk kisha dëgjuar kurrë një diskriminim të tmerrshëm në sektorin publik. Pra më 15 prill çelet fushata çelet në stadiumin “Air Albania” dhe në 15 maj kemi fitoren. Ju ftoj që këto ditë të angazhohemi në takime të vogla, që çdo qytetar ta takojmë. Të bëhemi bashkë për t’i prerë biletën Edi Ramës shefit të narkoshtetit dhe të vendosim pluralizmin në Shqipëri”, u shpreh ish-kryeministri.

Më tej Berisha u ndal tek Porti i Durrësit, duke e cilësuar projektin korruptiv. Berisha tha se shifra mund të shkojnë deri në 400 mln euro me të dyja Arbitrazhet ndërsa shtoi se e gjithë shuma që rrezikon Shqipëria nga çështjet në gjykatën ndërkombëtare shkon deri në 1.6 mld euro.

“Vetëm për Portin mund të shkohet në 300-400 mln euro me të dyja Arbitrazhet., Sipas të dhënave shumë të sakta, pa Portin vetëm në Arbitrazhin e Bankës Botërore janë 12 çështje. 5 janë në Paris, 2 janë në Zvicër. Ekspertët kanë llogaritur 1.6 mld euro që janë rrogat e 2 vite e gjysmë të të gjithë shqiptarëve. A mund të imagjinohet të ndëshkohet një popull nga një njeri i papërgjegjshëm që për t’u bërë vetë ortak me Alabbarin përzuri një nga kompanitë më serioze. Ky sillet si Gadaf që zgjohet në mëngjes dhe thotë më ka ardhur kjo ide”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here