Kulla pas fotos/ Andi Bushati: Kjo gërdalla i shkon fiks sloganit të fushatës së Ramës

0
180

Analisti Andi Bushati reagoi pas nisjes së fushatës nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit u shfaq duke mbjellë disa pemë në qendrën e Tiranës, e cila është e mbushur me kulla shumëkatëshe.

Duke ironizuar me njërën nga kullat, e cila kishte ndërtuar disa kate pa leje, që shfaqet në sfond, gazetari shkruan:

“Kjo gërdalla këtu mbrapa (gjysma pa leje) i shkon fiks sloganit të fushatës”.

Më herët, duke u tallur me përpjekjen e socialistëve për të mbjellë pemë për fushatë, Bushati shkruante: “Tani mbjellin pemë, mes dy fushatave kulla”.

Kullat dhe betoni janë kthyer në simbolin e qeverisjes së të majtës në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here