Në fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali BErisha tha sot se AMA është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha. Sipas tij duhet patjetër të ndryshojë ligji dhe të hiqen zëdhënëset nga AMA.
“Sot diskutohet këtu për AMA-n, ai është një institucion i arkivuar.
AMA është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha.
Që të dy kanë vendosur si kurrë në historinë e atij institucioni, zëdhënëset e tyre.
E çfarë mund të presësh ti. Të dy janë një!
Si ajo zonja Amela, si ajo tjetra që ishte zëdhënësja reale e Bashës, e Bravës.
Faktikisht Edi Rama ka sot kontroll të plotë mbi AMA-n.
E para, duhet të ndryshojë ligji dhe të hiqen zëdhënëset nga AMA.
Nëse nuk duam të tallemi me Europën.”