Enkelejd Joti jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të RTSH për të marrë postin e rëndësishëm në ministrinë e….

0
338

Enkelejdi Joti ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

 

Burime për Panorama TV bejne te ditur se dorëheqja e tij ka ardhur pasi ai ka marrë postin e zv.Ministrit të Mbrojtjes.

Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të PËrgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.

Këshilli Drejtues i RTSH-së më 15 Nëntor 2021, zgjodhi me shtatë vota në krye të Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejd Jotin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here