Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e së enjtes në Lezhë ku prezantoi kandidatin socialist për këtë bashki, Pjerin Ndreu.
Edhe këtu nuk i kurseu ironitë dhe shigjetimet për krerët e opozitës duke i cilësuar Berishën dhe Metën si “dy hije që duan të marrin peng bashkitë për interesa të tyre”.
Nuk munguan edhe në këtë takim kënga himn i fushatës, sloganet “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara” si dhe mbjellja e pemëve. Vetëm se pas takimit socialistët harruan të merrnin sloganin me vete.
Kjo pasi dikush e ka hedhur në koshin e mbeturinave duke bërë që fotoja të bëhet virale në rrjetet sociale./lapsi.al