Nesër nis zyrtarisht fushata zgjedhore/ OSBE thirrje partive politike: Presim të jetë e qetë dhe e hapur për konkurrim, respektoni ligjin!

0
122

Një ditë para nisjes zyrtarisht të fushatës zgjedhore, siç edhe e përcakton Kodi Zgjedhor, një muaj para zgjedhjeve, vjen reagimi nga OSBE. Në një mesazh drejtuar mediave, OSBE shprehet se ka ende shumë punë të bërë.

Mes të tjerash nënvizohet fakti se fushata duhet të jetë paqësore dhe e hapur për konkurrim dhe sidomos sipas standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet të ODIHR-it.

REAGIMI

Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor – shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit. Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here