Projektvendimi i qeverisë për shembjen e banesave 50- vjeçare ka qenë në qendër të debateve të fundit publike. Por këtyre debateve, i ka munguar zëri i qytetarëve, pronarëve të apartamenteve, të cilët nuk përmenden as në projektvendimin e qeverisë. Projektvendimi i hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vë në pikëpyetje ekzistencën e godinave 50- vjeçare si shtetërore dhe private, të cilat duhet t’i nënshtrohen procesit të auditimit.
Pyetja që lind është se kush vendos moshën 50 vjeçare dhe jo 47 vjeçare? Cila është diferenca? Në këtë projektvendim qytetari nuk ka mundësi që të vendosë vetë mbi pronën e tij pasi projektvendimi përcakton se:
Auditimi teknik do të kryet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore më pas do t’i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës teknike.
“Xhadat” pyeti dhe qytetarët tek pallatet ”Agimi” dhe “Shallvaret” nëse janë dakord me këtë projektvendim. Banorët shprehën shqetësim duke treguar se janë lënë jashtë kësaj çështjeje, ndonëse janë të vetmit që gëzojnë të drejtat e pronës.
Sipas avokatit Erald Aga projektvendimi është lënë pezull për shkak të zgjedhjeve. Ai e krahasoi projektvendimin me reformën agrare të vitit ’46.Sipas tij shteti nuk i jep mundësinë qytetarit që ta bëjë auditimin përmes një inxhinieri gjeodet në mënyrë private si dhe nuk ja lejon as ta kundështojë atë në gjykatë. Ai u bëri thirrje qytetarëve nëse ndodhen përballë këtij fakti, të mos firmosin asnjë kontratë.
“Xhadat” pyetën dhe Institutin e ndërtimit lidhur me projektvendimin e qeverise për shembjen e banesave mbi 50 vjeçare.
Në përgjigjen e tij ky institucion u shpreh se:
Duhet të sqarojmë se projektvendimi nuk është ende përfundimtar dhe ka nevojë për rregullime apo saktësime të mëtejshme të cilat do të bëhen në vijim. Procesi i vlerësimit mendohet se do të fillojë jo më shpejt se me përmbylljen e programit të Rindërtimit- u shpreh Instituti i Ndërtimit në lidhje me rastin./Mcn