Zëdhësja e fushatës së kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka publikuar një video ku dallohet me zë dhe figurë se si kryebashkiaku Erion Veliaj pohon se uji që rrjedh në çezmat e banorëve nuk mund të konsumohet, madje dhe ai vetë e blen.
“Në 14 maj, me votën tuaj, nxirrni të papunë Erion Veliajn, që për 8 vjet ju mashtroi për ujin, të cilin e blini çdo ditë, ndërsa ju sjell në shtëpi faturat e rritura të UKT”, shkruan Bardhi në Facebook.
Postimi i plotë:
Erion Veliaj thotë se luftrat e ardhshme nuk do të bëhen për naftën, por për ujin! ?
Po qytetin që e administron prej 8 vitesh a e furnizon me ujë të pijshëm? ?
Përtej kufizimeve me orare në furnizimin e qytetarëve, uji që rrjedh në çezma është pa cilësi, nuk mund të konsumohet. ?
E pohon vetë Veliaj, ndoshta në një moment sinqeriteti!
Në 14 maj, me votën tuaj, nxirrni të papunë Erion Veliajn, që për 8 vjet ju mashtroi për ujin, të cilin e blini çdo ditë, ndërsa ju sjell në shtëpi faturat e rritura të UKT. ✌
Videoja:
https://www.facebook.com/SilviBardhi.official/videos/720270299893955